Shtëpi Kukulle

500 L

Një dhomë e mobiluar mirë e me shije, por pa luks. Në fund, nga ana e djathtë, një derë të shpie në korridorin e hyrjes. Një derë tjetër, po në fund, por nga ana e majtë, të çon në dhomën e punës të Helmerit. Midis këtyre dy dyrerve është? një piano. Në mes të murit të anës së majtë është një derë dhe, ca më pas, një dritare. Pranë dritares është një tryezë e rrumbullakët me një karrige të madhe dhe me një divan të vogël. Në murin e anës së dhjathtë, në fund, është një derë tjetër.

Po në këtë mur, ca më përpara, është një stufë prej porcelani. Në dhomë ka ca karrige të tjera si edhe një poltronë lëkundëse. Ndërmjet stufës dhe derës është një tryezë. Nëpër mure janë të varur korniza dhe gravura bakri. Një etazher me objekte porcelani dhe vepra të tjera të vogla ari; një raft me xham plot libra lidhur bukur. Mbi dysheme, shtruar një qilim. Në stufë ndezur zjarri. Ditë dimri.

Kategori: ,

Informacion shtesë

Titulli

Kategoria

Autori

Shqipëroi

Shtëpia Botuese

Viti

Faqe Nr.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Shtëpi Kukulle”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *