Rebelet

1,000 L

Vajzat rebele reagojnë!

Vivian Karterit i ka ardhur në majë të hundës. I ka ardhur në majë të hundës me shkollën e mesme në një qytet të vogël të Teksasit ku ajo shkon e ku mbahet me hatër vetëm skuadra e futbollit të djemve. Është e mërzitur me dallimet seksiste në kodin e veshjes dhe me ngacmimet nëpër korridoret e shkollës. Por, mbi të gjitha, Viv Karterit i ka ardhur në majë të hundës me rregullat që duhet të zbatojë. Mamaja e Vivianit ka qenë një rrokere rebele e muzikës pank rrok në vitet ’90. Vivi merr një fletushkë që mamaja e saj e ruante në një kuti me kujtime dhe krijon një revistë feministe, të cilën e shpërndan në mënyrë anonime në të gjithë ambientet e shkollës. Po e bën këtë thjesht për t’u shfryrë, por ja që mjaft vajza e mbështesin. Shumë shpejt, Vivi krijon miqësi të reja me vajza të grupeve të tjera shoqërore dhe kupton se çfarë ajo ka nisur, s’është veçse një “revolucion”.

Ky është një libër për jetën shkollore që do t’ju bëjë të rebeloheni!

Kategori: ,

Informacion shtesë

Titulli

Titulli Origjinal

Kategoria

Autori

Shqipëroi

Shtëpia Botuese

Viti

Faqe Nr.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Rebelet”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *