Kamila si flutur

800 L

Në javët që pasuan vdekjen e së bijës 16-vjeçare, Kamilës, e cila ndërroi jetë në
prag të Krishtlindjeve, vetëm pas katër ditësh me ethe të tmerrshme, Sophie
Daull filloi të shkruante.
Shkruan për të mos harruar Kamilën, vështrimin e saj “të çiltër, pa djallëzi,
plot dritë, çastet e tyre të bukura, të qeshurat e gëzimet; pasojat, zbrazëtinë,
organizimin e lamtumirës së fundit, adoleshentët që duhen ngushëlluar, të
tjeret, gjestet e të cilēve platitin shpirtin e saj të trazuar.. Shkruan për të
qëndruar në këmbë, për të kaluar ca orë të ditës në shoqërinë e fëmijës së
humbur, për të shmangur valën e mendimeve të liga.
Larg të qenit shfryrja e një nëne në zi apo një mauzole – sepse humorizmi
qëndron aty me të drejta të plota – ky është romani i përballimit të së
padurueshmes, ku fjalët zënë vendin e një plani mbijetese: “krijimin e një
pike panoramike prej së cilës unë dhe Kamila të vijojmë sërish, së bashku, të
soditim botën.”
Kategori: ,

Informacion shtesë

Titulli

Kategoria

Autori

Shqipëroi

Shtëpia Botuese

Viti

Faqe Nr.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kamila si flutur”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *